Reperi ka njoftuar fansat se po i nënshtrohet një operimi.

Reperi i njohur shqiptar, Cozman, ka shqetësuar fansat lidhur me njoftimin e fundit.

Ai ka publikuar një video në Instagram, përmes së cilës bëri të ditur se sot (e mërkurë) do t’i nënshtrohet një operimi.

Madje, ai shtoi se ky është vetëm një nga operimet që ka kryer së fundi, por tha se fatmirësisht do të jetë i fundit.