Shtabi i Krizave në veri të Mitrovicës ka njoftuar se në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë një person ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, kurse janë regjistruar edhe 66 raste të reja.

Aktualisht janë 1,480 raste aktive me këtë virus.

Që nga fillimi i pandemisë 10,461 njerëz janë testuar, nga të cilët 2,994 njerëz janë konfirmuar të kenë koronavirusin, raporton Radio Kontakt Plus, transmeton Klan Kosova.

64 njerëz kanë humbur betejën me virusin korona në këto zona.