Gjatë 24 orëve të kaluara (04/05.12.2020) në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë regjistruar gjithsejtë 540 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat deh protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.