Real Madridi ka konfirmuar lëndimin e sulmuesit Luka Jovic.

Serbi që është shëruar nga COVID-19 pritej të rikthehej në ndeshjen e radhës ndaj Borussia Monchengladbach, por është lënduar prapë.

Këtë e konfirmoi gjiganti spanjoll përmes një komunikate.

“Pas provave të kryera Luka Jovic u diagnostikua me probleme në muskujt e këmbës së djathtë”, shkruhej në komunikatë.

Këto lëndime zakonisht sdetyrojnë lojtarët të mungojnë më shumë se dy javë.