BE-ja sot “përjashtoi” edhe zyrtarisht Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të marr një datë të mundshme për fillimin e negociatave, njofton nmk-post.

Kreu i ASh-së Ziadin Sela në “Twitter” ka reaguar duke thënë se treshja, Zaev, Osmani dhe Dimitrov kanë gënjyer qytetarët për hapjen e negociatave. Më tej Sela thotë se ata duhet të japin dorëheqje morale.

“Për 3 vjet, Zoran Zaev, Nikola Dimitrov dhe Bujar Osmani kanë gënjyer dhe mashtruar qytetarët për hapjen e bisedimeve për BE. Sot për herë të shtatë me radhë, ata dështuan përsëri të marrin një datë për fillim të bisedimeve, nesër ndërsa qeveria e tyre e re – e vjetër mbush 100 ditë, dorëheqja do të ishte një akt moral”, ka shkruar Sela./Northmacedonia-post/