Ministria e Infrastrukturës është një ndër dikasteret me buxhetin më të madh në shtet, për shkak të numrit të shumtë të projekteve që i duhet t’i mbulojë e realizojë.

Jo pak afera të kësaj natyre janë regjistruar në të.

Disa nga to janë zgjidhur, e tjerat jo. Kjo mbase mund të ketë qenë njëfarë ALIBI-e për Grudën që e vuri në shënjestër buxhetin e saj.

Këtë Alibi të Grudës e beson edhe sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës Izedin Bytyqi, i cili thotë se vjedhja ndodhi pikërisht për shkak se dikasteri që ky e menaxhon ka dhjetëra projekte që janë proces.