Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës me Presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani është pyetur në lidhje me deklaratën e tij të hershme se kryeministri Edi Rama ishte ideatori për ndarjen e Kosovës.

Meta theksoi faktin se çdo ide për ndryshim kufijsh është i tmerrshëm dhe kush del jashtë këtyre qëndrimeve, sjell të kaluarën kriminale në Ballkan përmes këtyre ideve.

“Qëndrimi im ka qenë dhe është i qartë se çdo ide për ndryshim kufijsh në Ballkan është i tmerrshëm. Siç dha dhe zonja Osmani. Është provuar se është kriminal që sjell gjenocid, shkatërrim, armiqësi, dëme të jashtëzakonshme dhe shpopullim. Me këtë drejtim nuk ka vend më për të ndodhur ndonjë eksperiment në Ballkan. E vetmja rrugë e përbashkët është integrimi drejt BE, dhe respektimi i pakicave dhe të drejtave të tyre. Ky ka qenë qëndrim i qartë, është dhe do të jetë gjithmonë i imi. Cilido që del në mënyrë publike apo në mënyrë informale jashtë këtyre qëndrimeve, bën një politike që nuk është në shërbim të politikës shqiptare e në interes të politikës kombëtare, Sjell të kaluarën kriminale në Ballkan përmes këtyre ideve.”, u shpreh Meta.