Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot për vizitë në familjen e të ndjerit, Klodian Rashës.

Mësohet se kryeministri mbëriti në familjen Rasha rreth orës 14.45, duke hyrë në ambjentet e brendshme të banesës.

Kryeministri ka qenë i shoqëruar nga ministrja Elisa Spiropali. Ata janë pritur nga babai i të ndjerit dhe familjarë të tjerë të gjendur në banesë.

Kjo vizitë e Ramës vjen pasi i paralajmëroi se sot në orën 18.00 do të flasë publikisht për të riun.

Ky do të jetë reagimi i parë i kryeministri pasi protestuesit dje protestuan dhunshëm për orë të tëra, ku bënë thirrje edhe për dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj.