UEFA ka vendosur që ndeshja midis Paris Saint-Germain dhe Basaksehir , e cila do të rinisë sot në orën 18:55, do të drejtohet nga gjyqtarë të tjerë.

Hollandezi Danny Makkelie , një nga gjyqtarët më të mirë elitë, i cili gjykoi finalen e fundit të Ligës së Evropës, do të drejtojë ndeshjen . Ai do të ndihmohet nga bashkatdhetari Diks dhe poalu Boniek, zyrtari i katërt do të jetë Frankowski.

Gjyqtarët e VAR-it do të jenë italianët Di Bello dhe Mariani që ishin mbrëmë para se të ndërpritet ndeshja.

Ndeshja do të filloj në minutën e 22-të, aty edhe ku është ndërprerë.