Ka nisur ditën e sotme protesta në Shkodër për vrasjen e Klodian Rashës.

Protesta e qytetarëve në Shkodër për vrasjen e të riut, Klodian Rasha është shoqëruar me disa akte të dhunshme teksa të rinjtë e pranishëm kanë ndjekur dhe kanë thyer tabelat e reklamave në qendër të qytetit.

Të rinjve kanë goditur me sende të forta dhe kanë thyer xhamat e tabelave publike, ndërkohë që në disa raste u kanë vënë dhe zjarrin.

Më herët protestuesit kanë thyer xhamat e selisë së Partisë Socialiste nëe Shkodër.

Ndërkohë që policia ka qëndruar në distancë dhe nuk është përfshirë për të shpërndarë turmën.

Madje një automjet policie është goditur nga protestuesit me hurma.