Vijojnë protestat në kryeqytet. Pasi janë larguar nga kryeministria ku policia përdori gazin lotsjellës, protestuesit kanë marshuar përgjatë bulevardit. Përpara bashkisë ata kanë sulmuar me gurë disa nga dritaret e këtij institucioni dhe më pas janë drejtuar në sheshin “Skënderbej”.

Aty protestuesit i kanë vënë flakën pemës së Krishtlindjes. Protestat në Tiranë kanë nisur në orën 16:00 si një reagim ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.