Edhe qyteti i Bulqizës në Shqipëri është përfshirë në valën e protestave për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie orët e para të 8 dhjetorit.

Policia njofton se janë proceduar penalisht shtatë persona. Këta shtetas kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk janë bindur urdhërave të punonjësve të policisë për tu shpërndarë, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.