Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 24 protestues të ndaluar nga ana e policisë, në demonstratën për vrasjen e të riut Klodian Rasha.

Mësohet se janë dhënë 4 masa sigurie “arrest me burg”.

Po ashtu, gjykata ka vendosur masën e “arrestit me burg” me afat 10-ditor për 6 protestues.

Gjykata ka dhënë “arrest në shtëpi” për 4 masa sigurie, kurse 10 masa u dhanë “detyrim paraqitje”.