Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj protestës së dhunshme të zhvilluar mesditën e kësaj të shtune në Shkodër.

Rama shkruan në Twitter se ai është një akt terrorizmi.

Shefi i qeverisë shkruan se nuk janë minorenët ato që dhunojnë por janë terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë.

“Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme!”, shkruan Rama. /albeu.com/