Një mashkull 23 vjeçar ka marrë lëndime trupore pasi është goditur me çekan.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:30, në një parking në lagjen “Veterniku”.

Viktima është dërguar për trajtim në emergjencë.

I dyshuari ka ikur ka vendi i ngjarjes.

Kështu ka thënë për Klan Kosovën zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

“Rreth orës 18:30 policia ka pranuar informatën se në lagjen veterrniku të Prishtinës respektivisht në një parking një person është i lënduar dhe i njëjti është dërguar në drejtim të emergjencës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para ka ngritur dyshimet se viktima një mashkull 23 vjeç është sulmuar dhe ka marrë lëndime trupore pasi që është goditur nga i dyshuari me një mjet të fortë – çekan, i cili më pas ka ikur nga vendngjarja. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen si dhe ka orientuar veprimet policore në drejtim të identifikimit të të dyshuarit dhe vendndodhjes së tij”.