Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka lajmëruar se Agjencia Evropiane e Barnave do të mbajë një takim dhe diskutim mbi vaksinën Pfizer / BioNTech para Krishtlindjeve.

Sipas von der Leyen vaksina në Europë do të mbërrijë para fundit të vitit 2020 dhe do të nisë puna për vaksinimin e popullsisë.

“Çdo ditë ka rëndësi, ne punojmë shpejt për të licensuar vaksinat Covid si të sigurta dhe efektive.

Unë e mirëpres vendimin e Agjencisë Evropiane të Barnave për të mbajtur një takim dhe diskutim mbi vaksinën Pfizer / BioNTech para Krishtlindjeve.

Më shumë gjasa, evropianët e parë do të vaksinohen para fundit të vitit 2020”, shkruan Presidentja e KE.