Presidenca franceze ka njoftuar se presidenti francez Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv për koronavirus, ka thënë zyra e tij e shtypit.

Pallati Elysee tha se ai u testua pasi tregoi simptoma të hershme të koronavirusit.

Ai tani do të izolohet për shtatë ditë, por do të vazhdojë të punojë dhe të kryejë aktivitetet e tij në distancë.