Faqja e vizituar 100 milionë herë në ditë, ka bërë ndryshime pas akuzave të përmbajtjes abuzive.

Pornhub, një prej faqeve më të mëdha me përmbajtje për të rritur, ka shpallur se do të bllokoj qasjen në faqe të gjithë atyre që publikojnë video nga llogaritë e papublikuara, shkruan “TheGuardian”.

Një hetim i bërë javën e kaluar, ka pretenduar se Pornhub ka përmbajtje jo-konsensuale dhe abuzim të fëmijëve në faqen e tyre, transmeton lajmi.net.

Aktivistët kanë kërkuar prej kohësh që të bëhet një kontroll më i mirë nga faqja rreth videove që kanë përmbajtje të tillë, duke pretenduar se faqja nuk po sigurohet mjaftueshëm rreth përmbajtjes që shfaq.

Pornhub është i vizituar rreth 100 milionë herë në ditë, dhe ka mohuar të ketë probleme me video që përfshijnë fëmijë dhe ka thënë se hetuesit janë treguar të papërgjegjshëm dhe të pavërtetë.

Në një deklaratë rreth kësaj çështje, Pornhub është shprehur se do të bëjë ndryshime në rregulloren e ngarkimit të videove, duke mos i lejuar të ngarkohen nga llogaritë e paidentifikuara.

Kompania ka ndërmarrë masa të menjëhershme, dhe iu ka rikujtuar të gjithëve se ata gjithmonë kanë kërkuar nga përdoruesit që të mos ngarkohen përmbajtje ilegale.

Disa aktivist gjithashtu kanë kërkuar që faqja të heq opsionin e shkarkimit të videove, sepse sipas tyre kjo nuk është konsensuale.

Faqja gjithashtu u kritikua për lejimin e ngarkimit të videove që përmbajnë amatorë, pasi u zbulua se vajzat në ato video ishin të abuzuara dhe gënjyera rreth videove.

Edhe pse u mbajt një seancë dëgjimore në gusht, videot mund të gjendeshin në faqe akoma deri në tetor.