Pretendimet, ngritur së pari nga New York Times, se faqja e famshme e pornografisë, Pornhub, publikon video të fëmijëve, kanë bërë që të fillojnë menjëherë hetimet.

Shkrimi nga New York Times, përgatitur nga Nicholas Kristof, përshkroi video, që sipas autorit, ishin regjistrime të abuzimeve ndaj grave dhe vajzave pa ndjenja. “Çështja nuk është pornografia, por përdhunimi. Le të biem dakord që promovimi i abuzimeve ndaj fëmijëve ose ndaj secilit njeri, është i pandërgjegjshëm!”

Pornhub ka mohuar cdo akuzë. “Çdo lajm për material të abuzimit seksual të fëmijëve është tërësisht i pavërtetë”, tha faqja në një deklaratë dërguar Business Insider. Mastercard i tha Reuters në një deklaratë se po hetonte akuzat: “Nëse pretendimet vërtetohen, ne do të marrim masa të menjëhershme,” tha një përfaqësues.

Visa po heton gjithashtu: “Nëse zbulohet se ekzistojnë materiale që nuk përputhen me ligjet në fuqi ose politika e vendosura, ata nuk do jenë më në gjendje të pranojnë pagesa me Visa”, tha kompania për New York Times.

Edhe investitori miliarder, Bill Ackman, i bëri thirrje Mastercard dhe Visa që t’i bllokojnë përkohësisht pagesat për përdoruesit e Pornhub. Në përgjigjen e tij, Pornhub tha se ka një “ekip të gjerë njerëzish, që rishikojnë në mënyrë manuale secilin postim, si dhe kanë gjithashtu kontrolle të automatizuara.”

“Pornhub ka punuar në mënyrë aktive për të përdorur masa të gjera për të mbrojtur platformën nga përmbajtje të tilla”, tha një përfaqësues faqes. “Teknologjitë tona përfshijnë mjete të krijuara nga YouTube, Google dhe Microsoft që kanë për qëllim të luftojnë pornografinë e fëmijëve dhe imazhet e abuzimit seksual.”

Shkrimi i NY Times tërhoqi dhe vëmendjen e disa politikanëve, përfshirë kryeministrin kanadez Justin Turdeau, i cili tha se qeveria e tij po punonte me policinë dhe zyrtarët e sigurisë për çështjen. Në Shtetet e Bashkuara, senatori Josh Hawley tha se do të prezantojë legjislacionin për të krijuar një të drejtë federale për t’i paditur për të gjithë.