Dje prej ora 14.00 deri më 14:35, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat S.A. (42), D.S. (28) dhe M.B. (32) nga fshatrat e Tetovës Dobrosht , Gllogjë dhe Tearcë, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “grabitje”.
Tre personat janë mbajtur në Stacionin policorë Tetovë dhe ndaj tyre do të përgaditet parashtresë adekuate.
Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të çështjes.TS