Mbrëmë rreth orës 21:30, afër një objekti hotelierik në fshatin Zdunjë të Gostivarit, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e kanë arestuar personin L.Q. (23) nga Dobërdolli i Gostivarit. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, tek i njëjti është gjetur dhe konfiskua një pistoletë gazi “Walter”, kalibër 9 mm.
I njëjti është mbajtë në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes, do të përgatitet parashtresë adekuate sipas nenit 80 paragrafi 1 i Ligjit për Armët.Ts