Vijon protesta e qytetarëve për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha, ku protestuesit janë përplasur edhe me efektivët e policisë, ku këta të fundit kanë përdorur edhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Një grup i madh protestuesish ishin vendosur në afërsi të sheshit Wilson, por nuk janë lejuar nga policia, të cilët i kanë ndjekur këmba-këmbës për t’i zhvendosur drejt “Myslym Shyrit”.

Pjesa më e madhe e protestuesve tashmë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, aty ku edhe nisi protesta dhe duket se në të njëjtin vend do të përfundojë.