Policia e ka larguar nga vendi i ngjarjes veturën brenda së cilës është një vrasje në Prishtinë.

Sipas policisë viktima dhe dorasi kanë nënshtetësi turke.

Viktima dhe vrasësi kanë qenë brenda veturës “Audi A3”, me ngjyrë të kuqe.

Besohet se i dyshuari ishte i ulur prapa në makinë, ku ka shtënë në drejtim të të ndjerit.

Akoma nuk dihet se cila është arsyeja e ngjarjes.