E obligueshme është që të mbani pajisje dimërore

Policia rrugore sot ndaloi disa makina në qytet, për ti kontrolluar se a i kanë të gjitha pajisjet dimërore.

“Nëse doni të dëgjoni më shumë për pajisjet dimërore se si përdoren, urdhëroni tek fushata jonë, mund t’ju informojmë më shumë”.

Shoferët të cilët u ndalën nga policia, morën disa vauçer për blerjen e gomave dimërore.

Aksioni, i cili është pjesë e Fushatës Dimërore 2020-2021, synon të rrisë ndërgjegjësimin për përdorimin më të madh të pajisjeve dimërore në automjete dhe prezantimin e efekteve pozitive të përdorimit të pajisjeve dimërore.

“Është e detyrueshme në katër gomat e makinës duhet të keni goma të dimrit me gjerësi minimale prej 4mm dhe nëse keni goma të verës ku gjerësia dhe thellësia e vijave të gomës të jetë 6mm dhe është e detyrueshme që në gomat të keni zinxhirë për borë”, tha Gordana Koyhuvarovska – Këshilli i trafikut Republikan.

Në qoftë se nuk respektohen rregullat për përdorim dhe mbajtje të pajisjes dimërore në automjete, të cilët janë paraparë në Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor, çdo shoferi që vepron në kundërshtim me rregullat do t’i jepet urdhër-pagesë me gjobë në vlerë prej 45 euro në kundërvlerë të denarit. Detyrimi për mbajtje të pajisjeve dimërore nëpër automjete do të vlen nga 15 nëntori ndërsa do të zgjasë deri më 15 mars.