Policia në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e 29 vjeçarit nga Deçani.

Ai kërkohet për veprat penale:“Lёndim i rёndё trupor”, “ Mbajtje nё pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar tё armёve”.

 Policia i bën thirrje qytetarëve që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, t`i lajmërojë ata apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor, transmeton Klan Kosova.