Gjatë mbrëmjes së sotme emisioni Gjurmë Shqiptare nga gazetari i njohur, Marin Mema, ka pasur si temë shqiptarët e Prilepit ose më saktë, zhdukjen e tyre.

Fakte interesante për këtë rajon që shumëkush në Maqedoninë e Veiriut i ka harruar ose nuk i ka ditur fare, u zbuluan gjatë emisionit. Por gjurmimet e Memës dhe qarkullimi i tij nëpër fshatra e vendbanime shqiptare ose me histori shqiptare në rajonin e Prilepit, nuk kanë shpëtuar pa rënë në sy të Policisë së Maqedonisë së Veriut, përcjell in7.

Teksa Marin Mema me ekipin po afroheshin në vendin e quajtur Xërxë, ku ndodhet njëri nga manastiret më të vjetra në këto anë dhe tek i cili hasen gjurmë shqiptare, një patrollë policia ia preu rrugën. Nga biseda kuptohej se dikush i kishte lajmëruar dhe ata kishin pasur dijeni për lëvizjet e Marin Memës. Pasi i legjitimuan, policët i shoqëruan gjatë gjithë kohës në Manastirin e Xërxës, siç duket, për t’i pasur nën kontroll.

Për më shumë, ndiqeni emisionin e plotë.