26 vjeçari Xhulio Prela, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Lezhë, banonte në Rrile dhe ishte duke u kthyer nga aeroporti i Rinasit.

Në superstradën Milot – Lezhë në afërsi të Gajushit, mendohet se është qëlluar nga një automjet tjetër.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se automjeti është identifikuar nga policia. Sakaq në vendngjarje janë zbuluar 3 gëzhoja armë zjarri.

26-vjeçari është qëlluar me një plumb në zemër. Ndërkohë ai ka lëvizur për disa metra me makinën e tij.

Policia ende nuk ka një pistë të mundshme rreth asaj çfarë ka ndodhur, ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë nisur disa kontrolle.

Në afërsi të fshatit Gajush, Prela është qëlluar nga pjesa e pasme e makinës dhe në tentativë për tu larguar një nga plumbat ka kapur të riun duke i shkaktuar vdekjen.

Po ashtu dyshohet se mund të ketë pasur kontakt mes autorit dhe viktimës.