Andrea Pirlo ka “një respekt të madh” për Atalantan dhe kundërshtarin në Ligën e Kampionëve FC Porto, por ka tërhequr vërejtjen të skuadra e tij duke thënë se ata duhet të “jenë të përkushtuar dhe të koncentrohen në çdo ndeshje pasi që skuadra ka nevojë për konsistencë”

“Është një ndeshje e vështirë kundër një skuadre të vështirë, një që ka qenë realiteti i futbollit italian për disa vite tashmë”, tha Pirlo për JTV.

“Ne e kemi parë progresin e tyre jo vetëm në Serie A, por po ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, kështu që do të jetë e vështirë që të përballemi me ta pasi që duhet të sillemi si top klub në fushë.

“Nuk me befason konsistenca e tyre, për shkak se ata janë në këtë nivel që disa vite tashmë duke falëndëruar klubin dhe trajnerin e tyre. Ata janë një realitet dhe kështu që ne ia kemi borxh ti respektojmë ata”.

“Gian Piero Gasperini filloi atje pasi që la akademinë e të rinjve në Juventus dhe ka bërë një punë tepër të mirë prej që është timonier i kësaj skuadre. Ai është shumë specifik me menyrën si luan dhe idetë e tij po i shpaguhen me rezultate”.

Juve është duke u përpjekur për të pasur një stil më sulmues të futbollit nën menaxhimin e Pirlot, pasi që nuk arritën të adaptoheshin me idetë e Maurizio Sarrit sezonin e kaluar, edhe pse e fituan Skudeton.

“Më shumë se rezelutate, ne kemi nevojë për konsistencë dhe koncentrim, kështu që në çdo ndeshje duhet të qasemi njëjjë, qoftë ajo në Ligën e Kampionëve apo në Serie A. Kur keni qasjen e njëjtë dhe frymëzimin e duhet rezultatet vinë njëri pas tjetrit”.

“Skuadra është përmirësuar sidomos në aspektin për të pasur qasje më agresive në lojë për të ardhur të rezultati pozitive, duke pasuar topin ma shpejt dhe duke marrë lojën në kontroll. Ne duhet të përmirësojmë edhe aspektin tonë teknik, pasi që kemi pasime të shumta të gabuara ku duhet më shumë punë”.

“Gjëja e vetme që po bisedoj me skuadrën është koncentrimi, për shkak se ne po shpërqëndrohemi në disa momente të ndeshjes. Nëse nuk jeni në lojë për 95 minuta, ndeshja mund të komplikohet. Nëse nuk keni koncentrimin e duhur në çdo ndeshje, atëherë rrezikoni të humbisni”.

Shorti i djeshëm i Ligës së Kampionëve e vuri Juventusin përsëri kundër FC Portos në 1/8 e finales, ndeshje që do të zhvillohet në shkurt.

“Është një short fer. Kur ne arritëm këtë fazë të garës, të gjithë kundërshtarët ishin të rrezikshëm. Ne e respektojmë Porton dhe duhet të përballemi me ta me qasje të drejtë. Ka kohë ende për këtë, ne do të fokusohemi në ligë tani”, ka konkluduar në fund të konsferencës trajneri i Juventusit.