Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, thotë se Beogradi në Bruksel, ku nesër vazhdon dialogu me Prishtinën në nivelin teknik, do të insistojë në Asociacionin e Komunave Serbe, por edhe në sigurinë e familjeve të kthyera.

Ai deklaroi për TV Pink se bisedimet me Prishtinën do të vazhdojnë nesër në Bruksel, nën kujdesin e BE, dhe se Mirosllav Lajcak do të ndërmjetësojë, transmeton Klan Kosova.