Doktor Besnik Ibishi ka njoftuar se një familje 5 anëtarshe nga Kamenica kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ibishi ka thënë se familja ka humbur jetën brenda një periudhe të shkurtër nga COVID-19.

“E nderuara motra Ardiana Basha, Familja Basha nga Komuna e Kamenices. Une si kolege i juaji, ne emrin tim personal ju shpreh ngushëllimet me te sinqerta ne kete dhimbje te madhe per humbjen e me te dashureve , 5 anetareve te familjes suaj. Zoti ju dhasht durimin e forcen per te perballuar kete sprove kurse per te vdekurit lutemi qe Zoti ti meshiroje e shperbleje me Xhennet. Familja Basha brenda nje periudhje te shkurter humbi 5 antare te familjes nga COVID-19”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, deri tani në Kosovë kanë vdekur 1 mijë e 174 persona nga COVID-19.