Për t’i parë nga afër punimet e realizuara , i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, deputeti Arben Ziberi, zv Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi dhe funkcionar të zonës.
Investimet në përmisimin e infrastrukturës po vijojnë me intensitet edhe më të shtuar me qëllim që çdo vendbanim të gëzoj kushte bashkohore për jetesë.
“Kryetari Bexheti, theksoi se këto punime mjaft të rëndësishme që janë duke ndodhur në këtë pjesë janë interes i të gjithë qytetarëve e në radhë të parë i banorëve të kësaj pjese, andaj kërkoi që të kontribuojmë të gjith për infrastruktur bashkohore”
Në rrugën 7 në vendbanimin Kondovë janë shtruar asfalt 500 metra gjatësi dhe 5 metra gjërësi mesatare, kurse te njëra rrugicë 200 metra gjatësi – 4 metra gjërësi gjithashtu është asfaltuar rruga deri te shkolla fillore dhe dy rrugica tjera.
Ndryshe, Komuna e Sarajit po vazhdon me rregullimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë territorin e vetë.