Më 30 nëntor janë bërë 7 vite nga vdekja e aktorit të njohur Paul Walker.

Ndërkaq vajza e tij e vetme ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram me një mbishkrim mjaftë emocional përkrahë fotos.

“Një ditë e shëmtuar për ta kujtuar në trishtim. Dita e sotme është festë për dashurinë dhe lumturinë që ti solle në këtë botë. Kjo është një foto e imja me shokun tim më të mirë dhe unë po fle gjumë”, ka shkruar Meadow.

Kujtojmë se Paul Walker është ndarë tragjikisht nga jeta në moshën 40 vjeçare.

Ai ka lënë vetëm një vajzë të tij e cila ka ardhur në jetë nga lidhja që ai ka pasur me Rebecca Soteros.