Lidhja e Shoqatave të Pensionistëve, bën thirrje që pensionistët të kenë përparësi gjatë vaksinimit kundër Covid-19, si kategoria më e cenueshme e personave me sëmundje kronike dhe imunitet të zvogëluar.

“Në emër të mbi 300.000 personave të moshuar në vendin tonë, ne bëjmë thirrje që pensionistët të kenë përparësi gjatë vaksinimit kundër Covid-19, siç është rasti në të gjitha vendet fqinje dhe nëpër botë”, thuhet në kumtesën e sotme të LSHP-së.

Pensionistët, theksojnë nga LSHP-ja, janë kategoria më e cenueshme sepse shumë prej tyre kanë sëmundje kronike dhe imunitet të zvogëluar.