Projekti evropian nuk do të jetë i plotë nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk integrohen plotësisht, tha presidenti Stevo Pendarovski në paraqitjen e sotme në samitin BE-Ballkani Perëndimor, në organizim të tink tenk “Miqtë e Evropës”. Duke folur në sesionin “Mbështetja e regjionalizimit: Ura drejtë demokracisë së fuqishme dhe të qëndrueshme”, Pendarovski theksoi se është koha për qasje të re e cila do ta njohë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si vendim kryesor strategjik dhe gjeopolitik, e jo si çështje teknike.

Stabiliteti dhe siguria e rajonit, si dhe zhvillimi i tij demokratik, bazohen në perspektivën evropiane. Krijimi i vakumit në integrimin e rajonit mund të përdoret nga forcat e tjera të jashtme. vendet anëtare të BE-së kanë mundësinë historike që të japin kontribut drejtë stabilitetit dhe prosperitetit evropian”, theksoi Pendarovski.

Me miratimin e metodologjisë së re për udhëheqjen e procesit të anëtarësimit, siç shtoi presidenti Pendarovski, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përmbushin kritere të qarta, në mesin e të cilave janë sundimi i drejtësisë dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, nëse dëshirojnë progres në procesin e integrimeve. Sferë e rëndësishme, sipas Pendarovskit, është zhvillimi demokratik, i cili, siç vlerësoi, është nën presion të lëvizjeve populiste dhe i rrezikuar nga problemi me sundimin e drejtësisë, institucionet jofunksionale dhe besimi i ulët në to, si dhe zhvillimi modest socio-ekonomik, i cili, është në mesin e shkaqeve kryesore për emigrim të rritur, veçanërisht te të rinjtë. Sipas presidentit Pendarovski, integrimi rajonal ekonomik mund të jetë në interes për procesin integrues, duke pasur parasysh se zhvillimi ekonomik është një nga parakushtet kryesore për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve. Të gjitha iniciativat të cilat janë në funksion të integrimit në tregun e vetëm evropian janë gjithnjë e më shumë të mirëseardhura, tha presidenti Pendarovski dhe shtoi se secila iniciativë ekonomikë nuk do të ishte e plotë nëse nuk mbështetet dhe progres në integrimin drejtë Bashkimit Evropian.