Të gjithë menduam se me ato vërejtje do të mund t’i fillojmë bisedimet. Sipas gjitha gjasave Bullgaria i mësoi mësimet nga Greqia se, nëse nuk bllokon tani, nuk ka kurrë, deklaroi sonte presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në një emision në televizionin Kanal 5.

Nuk do të dëshiroja, theksoi Pendarovski, të bëhemi rekorderë famëkeq në dhomën e pritjes, megjithatë puna më e rëndë është vetoja e parë, gjegjësisht t’i bindësh të gjithë se nuk pajtohesh, pastaj sipas analistëve gjithçka është më e lehtë.

Vitin e kaluar, theksoi Pendarovski, thashë se pala bullgare dalëngadalë filloi ta politizojë punën e Komisionit dhe filluan të vendosin afate se deri ku duhet të përfundojë diçka, që filloi të bëhet simptomatike.

Sipas Pendarovskit, paraprakisht nuk kishte kurrfarë paralajmërimi nga Bullgaria se do të dalë jashtë Marrëveshjes.

“Kërkesat bullgare muajt e fundit dalin nga parametrat. Është e pakontestueshme kjo”, tha Pendarovski.

Sqaroi se ishte propozuar në Komision që si ekspertë të përfshihen ekspertë gjermanë të cilët do të ndihmonin si palë e tretë, por se kjo ishte refuzuar nga ana e Bullgarisë.

“Unë them se ky format në të cilin vetëm historianë bullgarë dhe maqedonas rinë ulur nuk do të prodhojnë rezultate të mira. Derisa nuk përfshihet të paktën një palë e tretë e cila do të ketë status të konsultuesit, nuk do të ketë progres. Ne kemi dhënë edhe propozim që të përfshihen dy ekspertë nga Gjermania, por kjo ishte refuzuar nga Bullgaria deklaroi Pendarovski.

Ne kemi marrëveshje dhe derisa nuk merremi vesh në të se çka do të bëjmë, tha Pendarovski, nuk duhet të ketë ndryshime as të librave, e as të përmendoreve.

“Së pari ne mund të përfshijmë diçka në librat tona pasi komisionet historike të arrijnë marrëveshje. Para se kjo të nënshkruhet nga të dyja palët, ne nuk mund ta bëjmë këtë dhe të ndryshojmë pllakën”, theksoi Pendarovski.

Theksoi se nga ana jonë do të vazhdojë zbatimi i Marrëveshjes.

“Të mos ketë iluzione në publik. Nuk ka mënyrë tjetër që të hyjmë në BE nëse nuk e realizojmë Marrëveshjen me Bullgarinë dhe ky është qëllimi ynë që do ta bëjmë. Të vazhdojmë në të gjitha pjesët”, theksoi Pendarovski.

Sa i përket Çekisë dhe Sllovakisë të cilat nuk u pajtuan me përfundimet për zgjerimin, Pendarovski tha se është dëgjuar me të dy ambasadorët dhe ka shprehur mirënjohje të madhe.

“Çekia dhe Sllovakia thanë çka thanë dhe e bllokuan propozimin e Gjermanisë. Ne nuk jemi pjesë e atij debati, nuk jemi anëtare. Dje bisedova me dy ambasadorët dhe shpreha mirënjohje të madhe, por megjithatë kjo është për mbrojtjen e tyre, jo tonën”, tha Pendarovski.

Sa i përket Rusisë dhe pse nuk reagojnë, Pendarovski tha se kjo është sepse nuk janë anëtare, por se gjithmonë qartë theksojnë se bëhet fjalë për gjuhën maqedonase.