Mario Balotelli ka qenë dhe mbetet njëra nga figurat më kontraverse të futbollit modern.

Pas Kevin-Prince Boateng, si duket edhe Balotelli do të tranferohet tek klubi nga Serie B Monza.

Sipas ‘Gianlucadimarzo.com’, ditën e hëne, Super Mario do të bëjë testet mjeksore tek Monza, ku do të nënshkruaj kontratë deri në qershor të vitit 2021.

Këtë javë u spekulua se klubi i ardhshëm i italianit do të ishte Vasco da Gama në Brazil, por që siduket është vetëm një spekulim.

Siç thuhet, Kryetari i Monzas, Adriano Galliani, ishte figura kryesore që bindi 30 vjeçarin të bashkohej me ta.