Një anëtar i Këshillit Zgjedhorë rreth orës 10:25 ka raportuar në SPB-Shtip se në vendvotimin 2276, që ndodhet në çerdhen “Vera Ciriviri Trena” në Shtip, persona të moshës 72 dhe 67 vjeçe kanë votuar pse janë pozitivë me Covid-19 dhe janë në listë për izolim, transmeton Alsat.

Në lidhje me: Banorët e Shtipit dhe Pllasnicës sot votojnë për kryetar komune

Personat në fjalë janë në listën për izolimit që nga nga 12 dhjetori 2020.

Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova thotë se tashmë është njoftuar edhe prokurori publik.

Kryetarja e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, Senka Andreeva thotë se procesi i votimit në vendvotim nuk është ndërprerë dhe do të dërgohet ekip për dezinfektimin e vendvotimit.

Deri në orën 13:00 jehona e votuesve në Shtip është 16.61 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve, respektivisht kanë votuar 6,938 qytetarë në gjithsej 77 vendvotime.