Paris Saint-Germain e ka deklasuar në Parc des Princes skuadrën e Instanbul Basaksehir duke u kualifikuar si e para në Grupin H të Ligës së Kampionëve. Neymar shënoi tri gola në këtë ndeshje, kurse dy të tjera shënoi Kylian Mbappe. Mysafirët shënuan një gol në minutën e 57-të

Paris Saint-Germain i ka ndez motorat në ndeshjet e fundit të fazës grupre të Ligës së Kampioënve, duke fituar sonte kundër Basaksehir me rezultat 5-1.

Kryefjala e kësaj ndeshje ishte sulmuesi brazilian, Neymar Jr i cili ka shënuar tre gola për skuadrën franceze.

Golin e parë Neymar e shënoi në minutën e 21-të, ku ishte një gol i bukur i tij pasi dribloi një mesfushorë të Basaksehirit.

Neymar do të shënonte përsëri gol në minutën e 38. Goli i dytë i Neymar erdhi pas një kundërsulmi të tij me Kylian Mbappen e ku braziliani shënoi golin e dytë.

Një minutë me vonë PSG do të shëonte përsëri me Bakker, por goli i tij u anulua VAR pasi që ai kishte qenë në pozitë jashtëloje.

Megjithatë, për PSG golin e tretë do ta shënonte Mbappe por nga penalltia.

Pjesa e dytë përsëri solli tre gola.

Neymar e kompletoi het-trikun në minutën e 50-të ku përsëri shënoi një gol të bukur.

Turqit do të reagonin pasi që shënuan në minutën e 57-të me anë të Topalit.

PSG reagoi shpejt dhe Mbappe do ta shënonte golin e dytë personal në këtë ndeshje në minutën e 62-të.

Deri në fund të ndeshjes nuk pati më raste për gola të tjerë dhe PSG e ka përfunduar Grupin H si e para duke lënë pas Leipzigun në vendin e dytë me 12 pikë, po aq sa ka edhe PSG.