Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kazakistanit është vlerësuar me çmimin më të lartë të shtetit.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, njofton Klan Kosova

Çmimi Pacollit iu nda nga presidenti i parë i vendit, Nursultan Nazarbayev.

“Sot, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kazakistanit, në kryeqytetin Nur-Sulltan, z. Behgjet Pacolli, themelues i Mabetex Group, është vlerësuar me çmimin më të lartë të shtetit. Presidenti i parë i vendit, z. Nursultan Nazarbayev përgëzoj z. Pacolli për çmimin duke i uruar shëndet, mbarësi dhe suksese. Presidenti Nazarbayev shtoi se çmimi i ndarë për z. Pacolli është ndër të tjera si rezultat i punës së palodhur për zhvillimin e vendit kazak”.