Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka ndarë një moment të takimit me Papa Françeskun, në vizitën e tij në Vatikan.

Pacolli tha se Papa e kishte inkurajuar gruan e tij Mashën, që ta vazhdojë punën me gratë e keqtrajtuara të luftës.

“Më shkruaj për çdo zhvillim dhe qofsh e bekuar për këtë që po bën!”.

Shkrimi i plotë:

Vetëm një vit më parë, në vegjiljen e festës së ditelindjës së tij, takova, në selinë e tij në Vatikan, Papa Franceskun, i cili sot mbush 84 vjeç. Thellësisht i impresionuar nga humanizmi që ai përcillte dhe vëmendja për zhvillimet në Kosovë. E inkurajoi po ashtu shoqën time, Mashën, që të vijonte punën me gratë e keqtrajtuara të luftës. “Më shkruaj për çdo zhvillim dhe qofsh e bekuar për këtë që po bën!”- i tha Papa shoqës sime. Sot unë i uroj jetë të gjatë dhe të lumtur Papa Franceskut dhe të mos harron se kombi shqiptar është komb paqësor dhe tolerant.