Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se diaspora është dhe mbetet motori i Kosovës, i cili nuk ndalet kurrë.

“Mijëra bashkatdhetarë nga Zvicra, Gjermania, Austria, Suedia e vende të tjera, pritet të kthehen në atdheun e tyre këto ditë”.

“Unë i uroj të gjithëve një udhëtim të sigurt dhe një qëndrim të mirë në Kosovë, përkundër situatës aktuale. Diaspora është dhe mbetet motori i Kosovës, i cili nuk ndalet kurrë. Mirë së vini në shtëpi!”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.