Opozita propozon interpelancë ndaj zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov me arsyetimin për dështime në procesin integrues. VMRO-DPMNE-ja vlerëson se Dimitrov duhet të mbajë llogari për gënjeshtrat disa vjeçare.

 

Interpelanca nuk është kërcënim për askënd si individ. Asnjë ministër nuk guxon ta shohë veten si shtet. Interpelanca është mekanizëm i Kuvendit nga i cili Dimitrov tenton të ikë – tha Antonio Milloshoski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

LSDM garanton se Dimitrov gëzon besimin e shumicës.

Ministri Dimitrov gëzon besimin e deputetëve të shumicës parlamentare – u shpreh Jovan Mitrevski, Deputet i LSDM-së.

Shumica akuzon opozitën për obstruksione ndaj ligjeve në Kuvend.

Njëra është bllokimi i ligjeve me numër të madh të amendamente siç janë ligjet për pensionet dhe Rregullorja e Kuvendit. Bllokada tjetër është mos thirrja e komisioneve amë -tha Jovan Mitrevski, Deputet i LSDM-së.

Opozita kërkon që pushteti të veprojë me konsensus.

Pushteti duhet të jetë më i përgjegjshëm dhe të ketë pikëpamje më të zgjeruar në aspektin e bashkëpunimit me partitë e tjera politike në Kuvend – u shpreh Antonio Milloshoski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Për miratimin e gjendjes së krizës deri në qershor, shumica parlamentare akoma nuk ka arritur të sigurojë kuorumin e nevojshëm për miratim. Mazhoranca pret që rishikimin e buxhetit ta miratojë në fundjavë.

Adrian Kerimi