Drita nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit Ardian Cuculi për gjashtë javë.

Mbrojtësi pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit ku Drita mposhti Gjilanin në derbi 3:2.

Cuculi në këtë ndeshje pësoi një lëndim duke u detyruar të largohet nga fusha.

Ai sot është operuar me sukses në Shkup në nyjën e krahut.

Njoftimi i plotë i Drita FC:

Operohet me sukses Ardian Cuculi

Sot në Shkup, mbrojtësi jonë Ardian Cuculi e ka kryer me sukses operimin në nyjen e krahut.

Cuculi në derbin e së dieles mori një lëndim ku u detyrua ta lëshoj fushën dhe në ekzaminimin e bërë rezultoi që kishte dëmtuar nyjen e krahut dhe është dashur që ti nënshtrohet operimit.

Operimi ka shkuar shumë mirë dhe me suksese ku shpresojmë që edhe rehabilitimi të shkojë mirë. Nga ky lëndim Cuculi do të jetë jashtë ekipit për të paktën gjashtë javë.