Afro një miliard doza të vaksinave potenciale kundër COVID-19, janë siguruar për vendet më të varfra dhe ato të mesme (në zhvillim e sipër) në kuadër të programit të COVAX, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë, shkruan Reuters.

Kreu i OBSH-së, Tedros Gebreyesus gjatë një konference për media në Gjenevë, ka thënë se në programin e COVAX marrin pjesë 189 vende, transmeton Telegrafi.

“COVAX paraqet iniciativën globale të OBSH-së për shpërndarje të njëtrajtshme të vaksinave të ardhshme kundër coronavirusit, si për të pasurit ashtu edhe për vendet e varfra”, ka shtuar Gebreyesus.