Prej kohësh Saimiri i ‘Love Story’, është një një nga djemtë më të pëlqyer të ekranit.

Në një intervistë për “Revista Class”, Saimiri ju ka dhënën përgjigje disa pyetjeve mbi këtë rrugëtim të tij.

Ndër të tjera, Saimiri u pyet nëse ka frikë se vajzat mund ta dashrurojnë për atë që ka dhe jo për atë që është.

“Jo, nuk e kam pasur kurrë këtë frikë. Unë nuk jam një djalë i suksesshëm që t’i plotësoj gjërat që më mungojnë me suksesin apo me paratë. Unë e shoh veten të kompletuar dhe kam shumë besim te vetja. Kur një vajzë do të ketë mundësinë të njihet me mua, pa dyshim, do dashurohet me atë që jam dhe do harrojë atë që kam”, shprehet Saimiri në lidhje me këtë fakt.

Ndërsa teksa u pyet nëse mendon se në këtë format , ka vajza materialize, ai u përgjigj: “Nuk dua të përmend emra, por sigurisht që kam vënë re se ka edhe vajza materialiste që kanë ardhur në këtë spektakël për të bërë famë. Megjithatë, rrini të qetë, se nuk e kanë të gjatë”.