Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë dhe dy gra për marrje me prostitucion në Fushë Kosovë.

Njëra prej grave të arrestuara është nga Shqipëria, njofton Klan Kosova.

“Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull kosovar, dy femra njëra kosovare dhe tjetra shtetas e R. Shqipërisë, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë të përfshirë në veprën e lartë cekur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.