Treni i parë që transporton mallra nga Turqia për në Kinë është nisur sot nga Stambolli, bëri të ditur Ministria e Jashtme e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së ministrisë, treni “do të ndjekë Korridorin e Mesëm Trans-Kaspik Lindje-Perëndim përmes hekurudhës Baku-Tbilisi-Kars, duke mbuluar 8.693 kilometra, duke kaluar dy kontinente, dy dete, pesë vende dhe duke dërguar ngarkesën e tij në Kinë për 12 ditë”.

Duke theksuar se 10 transporte kanë operuar me sukses në linjën Kinë-Turqi-Evropë, thuhet se nëntorin e kaluar një tren transitor u nis nga Kina për në Pragë. Bëri udhëtimin në Korridorin e Mesëm Lindje-Perëndim Trans Kaspik të Turqisë dhe linjën hekurudhore Marmaray.

“Turqia do të vazhdojë të marrë hapat e nevojshëm për të rritur më tej lidhjen midis Lindjes dhe Perëndimit dhe për të konsoliduar pozicionin e saj qendror në rajonin e saj”, thuhet në deklaratën e ministrisë.