Ndarja e dokumenteve me të gjitha shërbimet në institucionet shtetërore që mund të futen në një sistem, është pjesë e procesit të lidhshmërisë në të cilin po punohet. Digjitalizimi i këtij sistemi, sipas zëvendëskryeministrit për luftë kundër korrupsionit, Ljupço Nikollovski, paraqet sfidë të madhe, kurse kjo do të ndihmojë në tejkalimin e disa praktikave nga e kaluara, si inspeksione të porositura dhe moskoordinim. Nikollovski si problem për funksionimin e inspeksioneve e theksoi potencialin hapësinor por edhe kadrovik, për çka, siç tha është hartuar informatë dhe është dërguar në Qeverim shkruan Meta.mk.

“I detektuam dobësitë që ekzistojnë me vite dhe shpresoj që në këtë mandat katërvjeçar ato të tejkalohen. Sa i përket lidhshmërisë, krahas asaj që jam i informuar se ekzistojnë disa projekte për ndihmë nga IPA dhe BE-ja, ne do t’i bëjmë përpjekjet, kapacitetet maksimale, tërë diturinë dhe mundësitë që sa më shpejtë shërbimet inspektuese të lidhen ndërmjet vete, të punojnë në mënyrë të koordinuar, biznes sektori dhe ekonomia të jenë të mbrojtur, të mos ketë kontrolle të porositura inspektuese. Niveli që është arritur tani, ta ngrejmë edhe më shumë, inspektorët të jenë të koordinuar, kur të shkojnë në terren të dihet, a ka inspektime tjera të paralajmëruara. Kjo të jetë më e koordinuar, madje edhe e digjitalizuar”, deklaroi Nikollovski, i cili sot së bashku me drejtoreshëm e Inspektoratit shtetëror për punë, Jovana Trençevska, ishte në Shtip, ku u prezantuan rezultatet e këtij inspektorati.