Një variant i ri i koronavirusit po dyshohet se është identifikuar së fundmi. Ai mund të përhapet më shpejtësi të madhe.

Këtë e ka deklaruar sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, para autoriteteve të ndryshme lokale në Angli, e cila ka regjistruar infektime me Covid-19, të shkaktuara nga ky variant.

Ai ka bërë me dije se Organizata Botërore e Shëndetësisë ishte njoftuar dhe Porton Doën, një kampus shkencor, i cili po bën studime të hollësishme.

“Ne kemi regjistruar aktualisht mbi 1 mijë raste me këtë variant kryesisht në jug të Anglisë edhe pse rastet janë regjistruar në gati 60 zona te ndryshme. Nuk mund ta dimë që kjo është shkaktuar nga ky variant, mirëpo duhet të ndërmarrim veprime të shpejta dhe vendimtare”, ka deklaruar Hancock, shkruan BBC.

Ai tutje ka shtuar se nuk është akoma i bindur nëse vaksinat anti-Covid mund të funksionojnë kundër këtij varianti të koronavirusit.