Këngëtari Blero Muharremi disa kohë më parë tregoi se është fetar. Ai publikoi disa fotografi duke e falur namazin e xhumasë.

Por, ndonëse feja islame nuk e lejon këtë lojë, mbrëmë, këngëtari u pa duke luajtur poker.

Në fakt, ka qenë vet këngëtari ai i cili në Instastory ka hedhur një fotografi ku shihet duke luajtur këtë lojë, bashkë me disa persona.

Kujtojmë se këngëtari disa ditë më parë ka thënë se do të largohet nga Kosova për të jetuar në Zvicër krah bashkëshortes së tij.